“Asnjë ndikim nga kriza bankare”, Mateo Spaho: Sistemi ynë bankar është i sigurtë

schedule16:01 - 20 Mars, 2023

schedule 16:01 - 20 Mars, 2023

Kriza financiare që ka përfshirë bankat në SHBA dhe Europë nuk rrezikon sistemin bankar shqiptar.

Eksperti Mateo Spaho, sqaron se këto banka nuk kanë asnjë marrëdhënie me sistemin bankar shqiptar.

Ndërsa  vështirësitë e tyre financiare janë të lidhura me investimet e gabuara që ato kanë bërë.

Spaho thotë se tashmë është në diskutim edhe marrja e masave më të rrepta për  sigurimin e depozitave në banka.

Eksperti sqaron se  sistemi bankar shqiptar mbetet i rrezikuar  nga  rritja e nivelit të kredive të këqia.

Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar se do të miratojë të tjera rritje të normës bazë të interesit ,fakt që do të reflektohet në një shtrenjtim të mëtejshëm të kredive në vend./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!