‘Asnjë koalicion me Albin Kurtin’/ Berhami: Partia e Albinit, më shumë dështime gjatë qeverisjes

schedule17:36 - 10 Shkurt, 2025

schedule 17:36 - 10 Shkurt, 2025

Zërat për një koalicion të mundshëm mes Partisë Vetëvendosje dhe PDK, kandidati Artan Berhami i komentoi si të pavërteta.

I ftuar në ‘Balkan Update’ ai u shpreh se nuk do të ketë koalicion me një parti që nxit gjuhë përçarëse ndaj shqiptarëve. Sipas tij, partia e Kurtit ka pasur më shumë dështime gjatë qeverisjes.

“Ne kemi në fokus daljen nga izolimi dhe kjo nuk bëhet me Albin Kurtin, nuk do të ketë koalicion me Vetëvendosjen dhe opozita e ka shumicën e shqiptarëve, mbi 400.000 mijë dhe ata janë për një shtet që kordinohet me SHBA, një shtet që ka program dhe ofron mirëqenie dhe nuk ka nevojë për një lider që rimon.

Kurti i ka fituar këto zgjedhje me një fushatë të urrejtjes, bërtimave të pafundme të tij dhe duhet të formojë qeverinë dhe nuk i ka numrat për të formuar qeverinë. Mandati kalon në mënyrë automatike PDK pra Bedri Hamzës që të formojë qeverinë. Me vendimin e GJK, Vetëvendojsa nuk ka numrat dhe në mënyrë automatike, presidentja ua jep mandatit të dytëve dhe ne do të kemi 65 deputetë me nje shumicë shqiptare dhe minoritete jo serbe për të larguar një njeri që në katër vite ka sjellë vetëm izolim. Qytetarët e kanë vendosur të braktisin Albin Kurtin, nëse shihni rajonin liderët me 51% kanë qeverisur në 8 vite. Ai ka mbi 10 % rënie të elektoratit ndërsa opozita ka mbi 400.000 vota mjaftueshëm për të pasur një qeveri.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!