“Asnjë aktivitet fizik”, Arbana Osmani tregon “sekretin” për trupin në formë pas lindjes

schedule13:08 - 29 Tetor, 2020

schedule 13:08 - 29 Tetor, 2020

Pak ditë më parë, Arbana Osmani u bë nënë për herë të dytë e një djali që e pagëzoi me emrin e veçantë Diell. Pas lindjes, ajo publikoi disa foto në rrjete sociale, dhe ajo që tërhoqi vëmendjen ishin linjat trupore të moderatores.

Osmani i është përgjigjur interesit të ndjekësve të saj se si ka arritur të ketë këto linja vetëm pak ditë pas solli në jetë vogëlushin. Ajo ka ndarë disa këshilla që ka ndjekur gjatë shtatzanisë, duke ngrënë shëndetshëm, pasi doktori i kishte thënë se nuk duhej të shtonte më tepër se 8 deri në 10 kilogram.

Më tej, Arbana thotë se tashmë po ndjek një regjim ushimor që përfshin shumë fibra dhe proteina, pak karbohidrate, duke eliminuar ëmbëlsirat. “Absolutisht asnjë aktivitet fizik përveç dy fëmijëve që duan vëmendjen time.”, thotë ndër të tjera Arbana.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!