Prej kohësh tashmë tifozët e Inter, në Itali e jashtë saj kërkojnë më shumë minuta për talentin e Kombëtares shqiptar, Kristjan Asllani, teknikun Inzaghi që ende nuk ka besim te mesfushori 21-vjeçar, mirëpo situata pritet të ndryshojë që në fund të merkatos së verës.
Sipas mediave italiane, Presidenti Zhang së bashku me bordin drejtues kanë në plan të bëjnë një “revolucion” në mesfushë, ku si të paprekshëm konsiderohen Calhanoglu, Barella e Kristjan Asllani, me Brozovic e Mkhitaryan që pritet ta shohin vetën jashtë klubit “zikaltër” këtë verë.
Për Mkhitaryan largimi është i sigurtë, ndërsa për Brozovic klubi pret vetëm ofertën e duhur për ta lënë të largohet. /i.m /abcnews.al