Asllani në listën e dëshirave, Milani ka një “kartë” për Empolin

schedule12:57 - 16 Maj, 2022

schedule 12:57 - 16 Maj, 2022

Kristjan Asllani është një nga të rinjtë më të spikatur në Serie A. Mesfushori ka debutuar këtë sezon në kampionatin italian me fanellën e Empolit.

Për shërbimet e tij interesohen disa klube, mes tyre Interi dhe Milani. Kuqezinjtë kanë menduar ta blejnë Asllanin dhe ta lënë një vit hua tek Empoli.

Skenari tjetër është ai i përfshirjes së një lojtari në marrëveshje. Kryesuesit e Serie A ofrojnë sulmuesin Lorenzo Colombo.

Empoli do një zëvendësues për Pinamontin, i cili pritet të kthehet tek Interi që e ka nën kontratë sulmuesin. / abcnews.al