Tashmë është e ditur se Inter po tenton të nënshkruajë me një tjetër lojtar dhe preferohet të jetë nga reparti i mesfushës.
Në fakt, emri i parë është Ndombele i cili është kthyer te Tottenham pas përfundimit të huazimit nga Napoli. Ndombele cilësohet si një mesfushor klasik, por gjithashtu në pikëpamje mbetet edhe një tjetër lojtar.
Maxime Lopez është lojtari tjetër i preferuar i Marotta, mesfushori i Sassuolos i cili mund të jetë zëvendësuesi i Calhanoglu. Nëse ky i fundit arrin të transferohet, për Asllanin do të ishte një derë e hapur për t’u larguar në formë huazimi në ndonjë klub tjetër dhe mendohet të jetë Sassuolo, në mënyrë që të ketë minuta në dispozicion dhe të rikthehet më i fortë se kurrë në shtëpinë zikaltër përsëri. Asllani kështu do të gjente atje edhe Nedim Bajramin, për të formuar një dyshe të fortë.
Mesfushori shqiptar nuk është një zgjedhje e parë e Inzaghit, madje as zëvendësuesi i parë në mesfushë, pasi tekniku italian preferon para Kristjan Asllanit emra si Frattesi dhe Sensi./h.ll/abcnews.al