Asllani flet për herë të parë për rastin e humbur ndaj Barçës: Nuk kam fjetur 4 netë

schedule12:19 - 8 Dhjetor, 2022

schedule 12:19 - 8 Dhjetor, 2022

Ndeshja mes Interit dhe Barcelonës në Champions League do të mbahet mend gjatë nga Kristjan Asllani.

Ndeshja luhej në Camp Nou, ku ishte një nga sfidat më të bukura të Championsit, me një përfundim 3-3, por Asllani mund të ishte ai që i jepte fitoren Interit. Talenti shqiptar humbi një rast të pastër përballë portës, ku në një duel kokë më kokë me Ter Stegen, portieri gjerman bëri mrekullinë duke e pritur atë top.

Pas përfundimit, Asllani ka shpërthyer në lot pasi e ka ndjerë peshën e madhe të përgjegjësisë që kishte mbi shpatulla mbi atë rast të shpërdoruar. Në lidhje me këtë, Asllani është ndalur duke treguar ndjesitë të atyre ditëve.

“Edhe nëse unë nuk e mendoj, të tjerët ma kujtojnë kur unë eci në rrugë. Di të them që nuk kam fjetur katër netë. Ishte diçka e ngulitur në kokën time që më ndiqte nga pas. Doja ta pasoja topin te Mkhitaryan, por u vonova dhe më pas tentova të shënoja vet, por kontrolli i topit nuk ishte i duhuri dhe më pas nuk kisha më hapësirë. Mendova se do të shënoja, por gjithçka shkoi keq”, është shprehur Kristjan Asllani./ h.ll/abcnews.al