Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Asllani 200 minuta në Champions, mesfushori shqiptar aktivizohet në të gjitha ndeshjet në grupe

schedule11:56 - 13 Dhjetor, 2023

schedule 11:56 - 13 Dhjetor, 2023

“Zikaltërit” vërtet arritën vjet në finale, por ai luajti shumë pak.

Kristjan Asllani dhe Inter ende duket një “martesë” e vështirë, por gjithsesi në përfundim të fazës së grupeve mund të themi se diçka po ndryshon.

Mesfushori shqiptar ia doli që të ishte në fushë në të 6-të ndeshjet e “Lombardëve” në Champions, dhe të numëronte të paktën 202 minuta.



Kjo do të thotë më shumë se një e treta e kohës së mundshme, 37 për qind, aspak keq për një djalosh 21-vjeçar, pozicioni i të cilit është kaq delikat dhe mbulohet nga një mjeshtër si Calhanoglu.

Po ashtu, Asllani ka qenë dy herë titullar, në ndeshjen e parë në grup, ndaj Real Sociedad në Spanjë, dhe në sfidën e çmendur në Lisbonë kundër Benfica që përfundoi në barazim 3-3, pasi “Zikaltërit” e panë veten në disavantazhin e 3 golave.

Në duelin e fundit, atë të barazuar 0-0 ndaj Real Sociedad në “San Siro”, mesfushori kuqezi u detyrua të hynte në fushë vetëm për 8 minuta, me trajnerin Simone Inzaghi, që ishte i shqetësuar që ekipi i tij nuk po shënonte dot gol.

Gjithsesi, Asllani duhet të përmirësohet në Serie A, ku ka shkelur barin në vetëm në gjysmën e ndeshjeve dhe për minutazh fare të vogël.

Duke u kthyer te Champions League, Inter nuk guxoi sa duhet ndaj Sociedad dhe barazimi 0-0 e la vetëm në vendin e dytë në grup, edhe pse të kualifikuar. Për më tepër, siç informon “Opta”, “Zikaltërit” nuk pësuan asnjë humbje në grup, hera e dytë në historinë e tyre në UEFA Champions League, pas sezonit 2004-2005. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!