Askush si Lewandowski në Europë, lë pas edhe Ronaldon e Messin

schedule15:58 - 4 Gusht, 2020

schedule 15:58 - 4 Gusht, 2020

Sulmuesi i Lacios, Ciro Immobile, u shpall fitues i Këpucës së Artë në Europës këtë sezon. Kapiteni i lacialëve u ndal në kuotën e 36 golave në Seria A dhe kaloi në renditje Robert Lewandowskin, i cili e kishte mbyllur Bundesligën me 34 gola të shënuar.

Megjithatë polaku i Bayern Munich ka diçka me të cilën mund të krenohet. Bomberi i gjermanëve ka shënuar 34 gola në 31 ndeshje, me një mesatare prej 1.09 gola për ndeshje. Askush nuk ka bërë si ai në pesë kampionatet kryesore të Europës, duke kryesuar renditjen e golashënuesve.

Në vendin e dytë renditet Ciro Immobile me një mesatare prej 0.97 gola për ndeshje. Podiumin e mbyll ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, i cili numëron 0.94 gola për ndeshje.

Lista vazhdon me dyshen e PSG-së, Kylian Mbappe dhe Neymar. Më pas vijnë Haaland, Werner, Messi, Depay dhe Ben Yedder, i cili mbyll listën me 10 sulmuesit më produktiv në Europë. /abcnews.al