Askush si Joao Felix, vendos rekord në La Liga

schedule13:34 - 8 Tetor, 2019

schedule 13:34 - 8 Tetor, 2019

Atletico Madrid shpenzoi 127 milionë euro për kartonin e Joao Felix, i cili është kthyer në blerjen më të shtrenjtë në historinë e klubit “colchoneros”. 19-vjeçari i talentuar ka shënuar dy gola dhe kampionat dhe një në Champions deri në këtë moment.

Fantazisti i ekipit të Simeones ka vendosur edhe një rekord të veçantë në këtë fillim sezoni. Ai i ka nisur të teta ndeshjet e kampionatit si titullar dhe vetëm atë kundër Leganesit e ka mbyllur të plotë.

Diego Simeone e ka zëvendësuar në shtatë ndeshjet e tjera, duke e kthyer Felix në lojtarin më të zëvendësuar në kampionatin spanjoll. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!