Ruud Van Nistelrooy ishte një nga goleadorët më të mirë të dekadës së kaluar. Holandezi u aktivizua me skuadra si Manchester United dhe Real Madrid dhe shënoi pafund gjatë karrierës së tij.
Tani ka nisur karrierën e trajnerit dhe drejton të rinjtë e PSV-së. Në një prononcim për mediat holandeze, 43-vjeçari zbulon edhe lojtarin më të mirë në botë. Van Nistelrooy është i dashuruar me Leo Messin, me të cilin nuk krahason asnjë nga lojtarët aktualë.
“Askush nuk afrohet me gjeniun Messi. Cristiano Ronaldo është një goleador, ndërsa Iniesta kishte një inteligjencë të jashtëzakonshme. Salah, Mbappe, Hazard dhe Mane, janë të gjithë lojtarë të shkëlqyer, por Messi vlen sa të gjithë këto së bashku. Leo duket si një lojtar i ‘playstation’, askush nuk ndodhet në nivelin e tij”, thekson ish-sulmuesi i njohur. /abcnews.al