Policia në SHBA, është në kërkim të një burri që kreu një tentativë të dështuar për grabitje në një sallon bukurie në zonën e Atlantës.
Pse ishte një dështim? Sepse burri nuk arriti të “rrëmbejë” interesin e askujt dhe madje iku duarbosh.
Sipas policisë, incidenti ndodhi të hënën pasdite rreth tetë milje në verilindje të qendrës së Atlantës, kur një burrë hyri në Nail First dhe urdhëroi të gjithë dorëzonin paratë e tyre.
Por asnjë nga klientët apo punonjësit nuk i ndoqi udhëzimet e tij.
/abcnews.al