“Askush nuk po përpiqet të vrasë Biden ose Kamala Harris”, polemika të shumta pas deklaratës së Musk

schedule10:59 - 17 Shtator, 2024

schedule 10:59 - 17 Shtator, 2024

Elon Musk është përfshirë në një polemikë pas postimit e tij në mediat sociale, ku ai sugjeronte në mënyrë ironike se “askush nuk po përpiqet as të vrasë Presidentin Joe Biden ose Zëvendëspresidenten Kamala Harris”.

Shërbimi Sekret Amerikan tha se ishte “në dijeni” të postimit dhe se heton të gjitha kërcënimet ndaj individëve që mbrohen nga ky shërbim, megjithatë nuk mund të jepte më shumë detaje për çështjen.

Musk e fshiu postimin e tij në X duke pretenduar se e kishte bërë për shaka dhe se “askush nuk po përpiqet as të vrasë Presidentin Joe Biden ose Zëvendëspresidenten Kamala Harris. Por komentet e tij shkaktuan reagime të shumta dhe shqetësim.

Komentet e Musk u kritikuan ashpër nga shumë përdorues të medieve sociale, të cilët e konsideruan postimin si një formë nxitjeje kundër Presidentit dhe Zëvendës Presidentit të SHBA-së.

Postimi erdhi vetëm disa orë pas atentatit ndaj ish presidentit Donald Trump në fushën e tij të golfit në Florida, duke e bërë situatën më delikate.

Shtëpia e Bardhë reagoi duke dënuar retorikën e Musk, duke theksuar se “dhuna nuk duhet të inkurajohet, të bëhet shaka, ose të jetë pjesë e retorikës politike”.

Pas fshirjes së postimit, Musk përpiqi të sqaronte se “shakatë janë shumë më pak qesharake nëse nuk kuptohen konteksti dhe shpërndarja është në tekst të thjeshtë”.

Musk, i cili është një aleat i ngushtë i Trump, kishte bërë një njoftim se do të ndihmonte Trump në krijimin e një “komisioni qeveritar për efikasitetin” nëse ai fiton një mandat të dytë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!