“Askush nuk e fajëson Mbappe”, Deschamps: Kur fiton merita e lojtarëve, kur humbet faji i trajnerit

schedule09:36 - 29 Qershor, 2021

schedule 09:36 - 29 Qershor, 2021

Mbrëmjen e djeshme ndodhi ajo që shumë pak e prisnin. Franca, favoritja absolute, u mund nga Zvicra me penallti pas barazimit 3-3 në 120 minuta dhe u kualifikua në çerekfinale, ku do ndeshet me Spanjën. Didier Deschamps komentoi këtë humbje shokuese pas ndeshjes.

“Kjo humbje lindi në minutën e 80, për shkak se kishim gabuar shumë në pjesën e parë. U munduam të korrigjonim, duke bërë gjithçka që mundëm dhe e çuam 3-1 për ne. Pastaj Zvicra u kthye dhe shënoi dy gola. Është futboll, duhet ta pranojmë.

Kemi pasur një grup të bashkua dhe kemi kaluar momente të paharrueshme. Mbrojtja me tre? E kishim provuar 2-3 herë në miqësore dhe kualifikuese.

Megjithëse, humbëm në pjesën e parë, duhet të pranojmë se Zvicra bëri lojë të shkëlqyer, por më pas e rikuperuam dhe ishim në rrugën e duhur. E ardhmja? Jam i qetë. Futbolli i tillë është. Kur fiton është merita e lojtarëve, kur humbet është faji i trajnerit.

Marr përgjegjësitë për këtë humbje, por duhet pranuar. Më dhemb, por e nesërmja mund të jetë më e bukur. Mbappe? Është shumë i trishtuar, por askush nuk mund të zemërohet me të sepse ai mori përsipër përgjegjësinë e penalltisë së pestë”, u shpreh Deschamps. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!