Moderatorja shumë e dashur për publikun, Arbana Osmani nuk ka nguruar t’i bëjë një dedikim babait të saj në kuadër të “Ditës së Baballarëve”.
Ajo ka publikuar në Instagram një foto me të atin dhe përkrah ka shkruar:
“Askush në këtë botë, nuk mund ta dojë një vajzë, më shumë se babai i saj. Por edhe unë vdes për të ama. Gëzuar ditën e baballarëve për njeriun tim të preferuar, superheroin tim”.
View this post on Instagram
Kujtojmë që më herët, ishte këngëtari Ermal Meta që dha një mesazh përmes një video nga kënga e tij “Lettera a mio padre” dhe i uroi festën vetëm baballarëve të vërtetë.
“Gëzuar Festën e Baballarëve. Atyre të vërtetëve”, ka shkruar Ermali krah videos./abcnews.al