Barcelona arriti ditën e djeshme një fitore shumë të rëndësishme kundër Getafes në ‘’Camp Nou’’. Katalanasit kaluan me rezultatin 2-1 miqtë, ku Griezmann dhe Roberto ishin autorët e golave.
Por, ai që i dha fitoren Barcelonës ishte portiere, Marc-Andre Ter Stegen. Gjermani ishte fantastic me pritjet e tij dhe nëse nuk do të kishte qenë për të, Barça jo vetëm që do të pësonte por edhe mund ta humbiste sfidën.
Portieri gjerman përveç pritjeve të tij regjistroi dhe një rekord tjetër në ndeshjen e djeshme. Ter Stegen dhuroi 64 pasime për shokët e tij të skuadrës, një statistikë që nuk ndodhte në La Liga që nga sezoni 2005-2006. Aktualisht Barcelona i është bashkuar Real Madridit në krye, por madrilenët kanë një ndeshje për të luajtur. /abcnews.al