Ashtu siç pritej, Kumbulla firmos për Sassuolon e Nedim Bajramit

schedule12:46 - 1 Shkurt, 2024

schedule 12:46 - 1 Shkurt, 2024

Ashtu siç edhe pritej, Marash Kumbulla largohet prej Romës në ditën e fundit të merkatos dimërore. Mbrojtësi i kombëtares po kryen vizitat mjekësore për t’u zyrtarizuar në radhët e Sassuolos. Nëse gjithçka shkon në rregull, pritet që shpejt klubi i Sassuolos të njoftojë marrëveshjen me Kumbullën falë formulës së huazimit deri në fundin e sezonit aktual.

Kujtojmë se 24-vjeçari është jashtë fushave të lojës prej sezonit të shkuar pas një dëmtimi të rëndë në gju, megjithatë tashmë është më pranë se kurrë rikthimit. Me Europianin në horizont, Marash Kumbulla do të kërkojë që nëpërmjet Sassuolos të luajë të gjithë shanset për një grumbullim të mundshëm me Shqipërinë. Kujtojmë se pjesë e Sassuolos është edhe Nedim Bajrami./ h.ll/abcnews.al