Dita e djeshme në familjen Hajdari ka qenë e veçantë, pasi më i vogli i familjes Azemi festoi ditëlindjen.
Nuk kishte se si të mungonte edhe një urim nga motra e tij, deputetja Rudina Hajdari, e cila ka postuar një foto shumë të ngrohtë në Instagram, ku ata shfaqet të përqafuar në krahët e njëri-tjetrit.
Ajo e ka shoqëruar edhe me një dedikim shumë emocionues, teksa ndër të tjera, e krahason me të atin, pasi lë shenjë në jetët e atyre që takon.
“Unë jam e bekuar sepse nuk kam thjesht dy vëllezër por kam mbi të gjitha dy shokë për kokë. Bashkë qeshim e qajmë gjithë çfarë na sjell jeta, sido ta sjellë ne jemi bashkë. Sot, Azemi, vëllai i vogël, ka ditëlindjen dhe dua ti uroj çdo motre në Shqipëri që ti qëllojë një vëlla si Azemi. I dashur, i mirë, i fortë kur duhet forcë e i butë kur duhet qetësi. Ashtu si babi, Azemi lë shenjë në jetët e atyre që prek e takon.
Gëzuar i miri i motrës!
Jam krenare për ty!”, shkruan Rudina Hajdari. l.k/abcnews.al
View this post on Instagram