Ashpërsohet Kodi Penal, burg për ata që dëmtojnë mjedisin

schedule19:56 - 16 Maj, 2019

schedule 19:56 - 16 Maj, 2019

Nga 1 deri në 5 vjet burg do të dënohen ata që dëmtojnë zonat e mbrojtura të vendit. Ministri i Turizmit Blendi Klosi prezantoi ndryshimet në Kodin Penal.

Nëse dëmton mjedisin do të dënohesh me burg. Me ndryshimet në Kodin Penal ashpërsohen masat ndaj shkelësve të ligjit. Ministri i Mjedisit dhe Turizmit Blendi Klosi tregoi se si do të përshkallëzohen dënimet në varësi të veprës së kryer.

Ndërkohë çdo zonë e mbrojtur do të pajiset me pasaportën e saj ku do të detajohet gjithçka ajo ofron.

18% e sipërfaqes së vendit bëri të ditur ministri Klosi është nën kontrollin e Agjencisë së Zonava të Mbrojtura, të cilat vetëm në tre muajt e parë të vitit u vizituan nga 140 mijë persona, ndër to 48 mijë ishin turistë të huaj.  /ABC news Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!