Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar sot ndryshimet e reja në aktin normativ sa i takon masave të sigurisë anti-covid në zonat bregdetare.
Me ndryshimet e reja parashikohet deri në 700 mijë lekë gjobë për bizneset që shkelin protokollin sanitar dhe në rast përsëritje do të shkohet në mbyllje të veprimtarisë.
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi gjatë fjalës në Kuvend se, përmes ndryshimeve në aktin normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet në zonat turistike që nuk zbatojnë protokollet e sigurisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID19.
“Çdo shkelje do të ndëshkohet pasi konsiderohet kërcënim i shëndetit të qytetatëve! Për këtë arsye, nëpërmjet këtij akti normativ, do të forcohen penalitetet për subjektet që ushtrojnë veprimtari në zonat turistike”, tha Manastirliu në Kuvend.
Duke e vënë theksin te rëndësia e zbatimit të masave, Manastirliu e vuri kërkoi mirëkuptimin e biznesit dhe qytetarëve.
LEXO EDHE: Trondit Manastirliu: Tre prej pacientëve të intubuar te Spitali Infektiv, mosha të reja
“Pavarësisht ashpërsimit të masave, një gjë është e sigurt, që këto masa të jenë të vlefshme, varet nga sjellja individuale. Sepse nuk është e mundur që pas çdo subjekti të kemi një inspektor, apo pas çdo personi që është konfirmuar pozitiv, i cili duhet të rrijë i izoluar, të kemi një polic. Kjo duhet të jetë një përpjekje e përbashkët e ndryshimit të sjelljes, për të jetuar në një normalitet të ri”, tha Manastirliu.
Ministrja e Shëndetësisë, nga foltorja e Kuvendit, u bëri apel qytetarëve dhe bizneseve për zbatim të masave, rregullave dhe protokolleve të sigurisë.
“Të mos e vendosim sistemin shëndetësor në stres të pamerituar. Sepse nuk kemi një sistem shëndetësor të investuar në dhjetra e dhjetra vite, por janë vetëm 7 vite të investuara në këtë sistem dhe është ende i brishtë.
Ndaj dua ta shfrytëzoja këtë foltore për tju drejtuar me një apel çdo qytetari, atyre që kanë njohur ose jo persona të prekur nga COVID19, të tregojnë kujdes, cdo ditë, për të respektuar disa rregulla të thjeshtë, për ruajten e distancës fizike, për vendosjen e maskës, e cila e ul në mënyrë drastike mundësinë e përhapjes së infeksionit.
Dhe për të gjtihë ato subjekte që nuk I respektojnë rregullat, një thirrje: Nëse s’ka shëndet, s’ka ekonomi, ndaj duhet të zbatojmë disa rregulla të thjeshta”, tha Manastriliu./abcnews.al