Pasi transferua 2 vite më parë, nga “zikaltërit” e Inter te Aston Villa, anësori anglez i mbrojtjes, Ashley Young ka njoftuar largimin e tij nga “Villa Park”, pas përfundimit të kontratës së tij, teksa do të largohet nga klubi si lojtar i lirë.
Young u kthye te klubi i tij i parë Aston Villa, në verën e vitit 2021, për vetëm 1 vit fillimisht, por pas një sezoni të suksesshëm vendosi të qëndrojë edhe për një tjetër sezon në Birmingham.
Ndërkaq, kujtojmë se këtë sezon, në moshën 37-vjeçare, Ashley Young ka zhvilluar 32 paraqitje teksa ka arritur të sigurojë edhe 1 gol. /i.m /abcnews.al