Ashensor për pallatet e vjetra/ Meçe: Teknikisht i realizueshëm, por i dështuar për mungesë të fondit të mirëmbajtjes

schedule14:42 - 11 Maj, 2023

schedule 14:42 - 11 Maj, 2023

Inxhinieri, Arben Meçe i ftuar në ”Sheshi i Dollarit”, ka komentuar premtimin e kandidatit të Foltores për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në lidhje me vendosjen e ashensorit në pallatet e vjetra.

Meçe në fjalën e tij është shprehur se kjo është një gjë e realizueshme teknikisht por sipas tij problem është për menaxhimin e tij të mëtejshëm, pasi kosto e mirëmbajtjes është më e madhe.

“Teknikisht është një gjë e realizueshme por çështja është te mirëmbajtja e tyre. Ndërtimet e vjetra te ne janë 4-5 kate por për prishjen e tyre kush do i marrë parasysh këto kosto, do të subvencionojë bashkia, pasi është një kosto shumë e madhe për një bashki, është një premtim që nuk ka logjikë ekonomike por nuk ka as logjike praktike. Ndërtimet janë kati i parë, i dytë dhe i tretë në të gjithë skemën e menaxhimin e ashensorëve thonë që nuk iu duhet ashensori ndaj dhe nuk paguajnë. Ti praktikisht po e ndërton vetëm për katin e 4 dhe të 5 që nuk kanë mundësi potenciale për ta paguar mirëmbajtjen e tyre, që do të thotë se ashensorët do të dalin jashtë përdorimit”, ka thënë ai.

Ndër të tjera ai ka theksuar se siç ndodh në fushata ky është një premtim zgjedhor, pasi nuk është se i nevojitet shumë qytetarëve.

Inxhinieri shprehet se nuk ka rëndësi ndërtimi pasi ajo është e thjesht, por ky është një projekt i dështuar për shkak të mungesës së fondit të mirëmbajtjes.

Është hapur thesi tani dhe do të bëjmë çdo gjë. Janë premtime që kushdo prej nesh thotë se do të bëj çdo gjë, por premtimi që është korrekt është mbi të ardhurat dhe shpenzimet. Në një krahë thua që do të kufizoj ndërtimin dhe harron se 35% e të ardhurave janë nga ndërtimi. Ne në kohën e Enverit nuk e kemi diskutuar përdorimin e ashensorit për ndërtesat 5 katësh, ai diskutim niste për ndërtesa mbi 5 kate , pasi për çfarë nevojitej.  Debatin e parë për ashensorët në Shqipëri është bërë në vitet 1990, pasi për sa kohë nuk është nevojë kjo është të shtojmë edhe 4 minuta për çfarë e bën këtë kujt i nevojitet. Jo se është i parealizueshëm por është dështim e projektit për mungesën e fondit të mirëmbajtjes”, ka thënë ai. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!