Ashensor në pallatet e vjetra? Inxhinieri: Kërkohet studim, ka kosto të larta

schedule14:38 - 11 Maj, 2023

schedule 14:38 - 11 Maj, 2023

Deklaratën e Belind Këllicit, per vendosjen e ashensoreve ne pallatet e vjetra, inxhinieri Gëzim Beqaj e sheh te parealizueshme. Sipas tij projekte te tilla kerkojne konsultime dhe studime me te gjitha grupet e interesit.

“ Kjo tema e ashensorëve, edhe sot s’e pengon kush. Nëse një banesë dakordësohet me ata që ka banorët e vet, dhe dakordësohen pronarët, mund të aplikojnë për vendosjen e ashensorit dhe nëse plotësohen kriteret teknike, mund të cohet. S’më duket një dicka që duhet ta theksojmë.

Së pari, do bëhet një vlerësim i banesave, nëse ato janë të përshtatshme, duhet të investosh. Se mbase ajo është në kushtet e vjetërsisë së saj dhe janë probleme teknike e financiare bashkë që duhen ndërthurur.” u shpreh ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!