Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Asgjësohet parcela me mbi 3000 rrënjë kanabisi në Lezhë/ Një në pranga, dy të tjerë në kërkim

schedule12:22 - 25 Maj, 2025

schedule 12:22 - 25 Maj, 2025

LEZHË- Në Malin e Rrencit u gjet një parcelë me rreth 3334 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë u arrestua në flagrancë një person, banues në Velipojë, i cili ishte shpallur në kërkim për veprën penale plagosja e lehtë me dashje

Po ashtu janë identifikuar dhe shpallur në kërkim dy të rinj të tjerë.

Gjatë operacionit u sekuestrua një armë gjahu, e dyshuar se përdorej për ruajtjen e parcelës.

Fidanët dhe bimët narkotike u asgjësuan në vend me anë të djegies, ku një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!