Asgjesohet kanabis me vlerë 1.7 milionë euro në Greqi

schedule17:18 - 21 Gusht, 2019

schedule 17:18 - 21 Gusht, 2019

Policia greke ka asgjësuar më shumë se 1.600 rrënjë kanabisi, që po kultivoheshin në një zonë me terren të thyer, në Vila, pranë Atikës. Bimët ishin në rritje të plotë dhe lartësia e tyre ishte mbi 2.5 metra.

Policia ka sekuestruar edhe 20 kg kanabis, që ishte tharë së fundmi. Janë arrestuar dy kultivuesit me moshë 27 dhe 29 vjeç. Sipas medias greke, ata janë shtetas shqiptarë, por policia nuk e ka konfirmuar këtë fakt.

Në operacionin e zhvilluar të mërkurën, përveç njësisë antidrogë, kanë marrë pjesë edhe forcat speciale të ndjekjes së krimit. Policia thotë se fitimi i paligjshëm nga shitja e drogës që po kultivohej, përllogaritet në 1.7 milionë euro./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!