Asgjësohen mbi 5 mijë bimë kanabisi në 4 fshatra në Lezhë e Kurbin, në kërkim autorët

schedule11:02 - 28 Qershor, 2023

schedule 11:02 - 28 Qershor, 2023

Në Lezhë vijon në fazën e 20 të megaoperacionit antikanabis “Imazhi”, është bërë i mundur sekuestrimi i 5490 bimë narkotike cannabis sativa.

Në kuadër të këtij operacioni ëhstë bërë i mundur sekuestrimi i këtyre bimëve narkotike që u gjetën të kultivuara në tokë, në 4 fshatra të ndryshme të rrethit Lezhë e Kurbin.

Gjithashtu, u gjetën dhe u shkatërruan edhe 1200 gropa të hapura të bëra gati për kultivim.

Shërbimet policore të Komisariateve Lezhë dhe Kurbin, të pajisura edhe me dronë, kanë vijuar kontrollet intensive në terren dhe nga ajri, me prioritet zonat e thella malore, me risk përsa i përket kultivimit të bimëve narkotike, në zbatim të planit operacional mbarëkombëtar që ka si objektiv parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale.

Konkretisht, në rrethin Lezhë:
-në fshatin Gjobardhaj, njësia administrative Ungrej, u gjetën të kultivuara 1507 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;
-në fshatin Ungrej, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 1225 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa si dhe 1200 gropa të hapura gati për kultivim;
-në fshatin Fregen, njësia administrative Ungrej, në koordinata të ndryshme, u gjetën të kultivuara 2600 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa;

Gjithashtu, nga kontrollet e ushtruara nga shërbimet policore edhe në territorin e rrethit Kurbin, në fshatin Vinjoll, njësia administrative Milot, u gjetën të kultivuara 158 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!