Asgjësohen 4 milion pula në Itali, gripi i shpendëve “pushton” Europën

schedule10:22 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 10:22 - 7 Dhjetor, 2021

Autoritetet italiane kanë asgjësuar një numër të madh shpendësh gjatë ditëve të fundit për shkak të konstatimit të gripit të shpendëve i njohur shkencërisht si H5N1.

Burime zyrtare nga Instituti Zooprofilaktik i Venecias bëjnë me dije se pjesa më e madhe e shpendëve të asgjësuar, janë kryesisht pula që rriteshin për mish në disa ferma të vendit nga veriu deri në jug.

I njëjti problem është vërejtur edhe në shtete të ndryshme të Europës, ku pak javë më parë, disa ferma në Zvicër u mbyllën apo u detyruan të asgjësonin pulat e tyre për shkak të virusit.

Nga studimet ka rezultuar se H5N1 është një grip mjaft ngjitësh te shpendët dhe kjo bën që të përhapet me shpejtësi nga ferma në fermë duka shkaktuar dëme të mëdha për bizneset si edhe ekonomitë lokale. /abcnews.al