Asgjësohen 12 541 fidanë kanabis në qarkun Shkodër/ Procedohet në gjendje të lirë inxhinieri i pyetjeve

schedule12:18 - 13 Qershor, 2025

schedule 12:18 - 13 Qershor, 2025

 

Në qarkun e Shkodrës janë gjetur dhe asgjësuar 12 541 fidanë dhe bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Policia në vazhdimësi të operacionit “Koordinata” ka proceduar në gjendje të lirë inxhinierin e pyetjeve, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe mos kallëzim krimi.

“Si rezultat i kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, bazuar dhe në inteligjencën policore, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe të komisariateve në varësi të saj, kanë gjetur të kultivuara dhe kanë asgjësuar 728 fidanë në kubikë dhe 11 813 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa, konkretisht:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër gjetën në territorin e njësisë administrative Pult, dhe asgjësuan 652 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa. Në vijim të veprimeve për këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë për inxhinierin e pyjeve, shtetasin A. M., për shpërdorim detyre dhe për moskallëzim krimi.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës gjetën në territorin e njësive administrative Shllak dhe Temal, dhe asgjësuan 728 fidanë në kubikë dhe 11 161 bimë të dyshuara narkotike kanabis sativa”, njofton policia.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!