Asgjë e re nga parlamenti i Kosovës/ Hoti: Kurti, larg formimit të qeverisë

schedule17:21 - 21 Prill, 2025

schedule 17:21 - 21 Prill, 2025

Shkodran Hoti, redaktor T7, komentoi në emisionin “Ballkan Update” në ABC News, zhvillimet e fundit në Kosovë, ku për të katërtën e herë ka dështuar seanca për konstituimin e Kuvendit.

Gjatë intervistës, Hoti nënvizoi se ndërprerja e seancës erdhi si pasojë e arrogancës së treguar nga Vetëvendosje.

“Ajo që pamë sot, u cilësua edhe si shkelje meqë seanca u ndërpre para se të vendosej për votim. Fatkeqësisht edhe sot kemi një situatë të njëjtë. Dhe në anën tjetër po shohim një arrogancë që po e tregon partia që ka fituar zgjedhjet. Por nuk ka arritur të bëjë edhe hapin e parë edhe pse kanë deklaruar se kanë numrat dhe se qeveria Kurti do të ndodhë”, tha ai.

Më tej nënvizoi se Kurti është larg formimit të qeverisë.

“Është thënë që në fillim ka pasur një marrëveshje që pozita e kryeparlamentarit t’i jepej zotit Limaj.

Gjithashtu nënvizoi se diskursi i opozitës, deri diku është i pranueshëm, por shtoi se për ta vendosur Kurtin në pozicionin për të mos bërë më manovra, do të duhej që kryeparlamentari të votohej.

“Është gabim që t’i lihet koha në dispozicion për të zvarritur procesin. Është gabim edhe për faktin se po përsëritet një model i opozitarizmit që e kemi parë të VV, në 2011. Njësoj ka vepruar edhe në 2014. Pra po ndiqet i njëjti model për një pozitë, ky gjykata e ka specifikuar shumë qartë se i takon partisë fituese…”, tha ndër të tjera ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!