Opozita ka kërkuar rinumërim të votave në disa qendra votimi në vend, për shkak të pretendimeve për parregullsi në procesin e numërimit.
Deri më tani ka përfunduar rinumërimi në 3 qendra votimi në Elbasan, ndërsa rezultati ka qenë po i njëjtë, ndërsa janë dukle u numëruar votat në Rrogozhinë dhe nesër do të rinumërohen ato në Belsh.
Nga KQZ, Sekretari i cështjeve ligjore të PD-së Ivi Kaso në një lidhje direkte me “Newsline” me Viol Xhafaj tha se sa i përket Elbasanit, ishte nje pjesë e kërkesa që opozita ka bërë.
“Numërimi dhe vlerësimi i 3 qendrave të votimit që u kërkua në Elbasan, ishte një pjesë e kërkesave dhe një pjesë e shkeljeve që opozita kishte denoncuar.
Ishte një pjesë e rëndësishme që të shihej dhe të verifikohej ajo që ishte ngritur nga qytetarët dhe mediat në ditën e zgjedhjeve.
Sikundër ne e kemi transmetuar, në këto bashki ku është implementuar votimi dhe numërimi elektronik problemet kanë qenë të shumta, dhe nuk kanë të bëjnë vetëm me numërim të gabuar, por mbi të gjitha me ato që kemi parë ku një pjesë të madhe të qendrave ka pasur një zhbalancim të komisioneve zgjedhore, që ka sjellë një deformim të vullnetit të zgjedhjeve, ku në një pjesë të madhe ku operatorët duhet të asistonin, kanë votuar për ta.
Ndërsa në një pjesë kemi parë votues që nuk kanë marrë pjesë fare në votim, por ka qenë anëtarët që kanë votuar për ta” tha Kaso.
Në lidhje me rinumërimin që po bëhet për Rrogozhinën dhe diferencës së vogël me kandidatin e PS dhe po ashtu kërkesës për të mos njohur kutinë e burgut, Kaso tha se është kërkuar të mos njihet ajo kuti pasi, votuesit nuk përmbushin kushtet ligjore për të votuar.
“Kemi kërkuar teknikisht të nxirret rezultati i kutisë në qendra e posacme, të nxirret nga tabela përmbledhëse e rezultatit për shkak të parregullsive.
Në këtë qendër nuk ka votues që përmbushin kushtet ligjore për të votar dhe rrjedhimisht as qendra nuk mund të ngrihej dhe të prodhonte rezultat.
Në pjesën më të madhe të rasteve në burgje është votuar para se të ndryshonte legjislacioni për qendrat e posaçme” u shpreh ai.
Në lidhje me faktin nëse presin që të këtë ndryshime në rezultat në këto dy bashki, Kaso tha se nëse do të këtë ndryshim të rezultatin, shpreson që të njihet dhe të mos kontestohet.
Berisha foli për 500 mijë votues të parregullt, të cilët janë quajtur si votues shëtitës dhe për këtë Kaso tha se kjo ka dalë nga verifikimi i listave. Sipas tij një numër i madh zgjedhësish kanë dalë pa adresë, ndërsa kjo tani pritet të konfirmohet nëse kanë votuar në përputhje me ligjin apo jo.r.t/abcnews.al