Asfiksim apo vrasje? Karamuço zbulon detaje të pathëna më parë për vdekjen e turistëve rusë në Qerret

schedule20:26 - 10 Tetor, 2022

schedule 20:26 - 10 Tetor, 2022

Vdekja e turistëve rusë në një hotel ne Qerret vitin e kaluar mbetet ende mister, ndërsa detajet që kanë dalë në dritë herë pas here, kanë hedhur dyshime se ata mund të jenë vrarë.

Eksperti i kriminalistikës, Ervin karamuço tregoi në “Radar Informativ” se pavarësisht se dukej sikur turistët ishin asfiksuar, në fakt e vërteta qëndron ndryshe.

Ai zbuloi se helmet që janë përdorur kanë qenë të tilla, që bënin të dukej sikur në organizmin e këtyre personave kishte dioksid karboni.

“Po e zbuloj për herë të parë këtu, etë helmet që janë përdorur aty kanë qenë të tilla që inskenonin në organizëm dioksidin e karbonit”, tha Karamuço. /abcnews.al

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!