Asetet ruse të sekuestruara do të përdoren për të rindërtuar Ukrainën

schedule15:25 - 5 Mars, 2023

schedule 15:25 - 5 Mars, 2023

Ukraina po planifikon të përdorë 460 milionë dollarë asete të sekuestruara nga bankat ruse për të rindërtuar vendin dhe për të kompensuar qytetarët e saj.

Kështu deklaroi kryeministri Denys Shmyhal në një konferencë në Lvov.

Në një postim në Facebook, ai tha se Kievi po zhvillon procedura për të përdorur asetet e konfiskuara për të ndihmuar qytetarët ukrainas dhe komunitetet e tyre të rimëkëmben nga pushtimi rus.

Qeveria po punon me aleatët për të zhvilluar një sistem të bazuar në një traktat ndërkombëtar, i cili do të ndihmojë në vendosjen se si do të lëshohen dëmshpërblime për ukrainasit.

Sistemi do të përfshijë një regjistër ndërkombëtar të humbjeve të luftës, një komision për shqyrtimin e kërkesave për kompensim dhe një fond nga i cili do të paguhet kompensimi.

/abcnews.al