Asani: Problemet kanë kaluar, Lerda e parashikoi golin tim

schedule21:08 - 25 Nëntor, 2019

schedule 21:08 - 25 Nëntor, 2019

Sulmuesi i Partizanit, Jasir Asani, shënoi golin e fitores dhe të vetmin në sfidën ndaj Laçit. Numri 10 i “Demave” shënoi një gol të rëndësishëm dhe pas ndeshjes, foli për Supersport, ku u shpreh:

LERDA – “Trajneri është i ri dhe mendoi të ndryshojë skemën e lojës. Jemi mësuar me 4-3-3, ose 4-4-2 dhe kemi pasur pak probleme, por besoj se jemi ambientuar tani me këtë skemë. Para ndeshjes, Lerda më tha që do shënosh gol, kjo ndeshje është e jotja.  Mendoj se problemet kanë kaluar, jemi si një familje”.

KARTONI – “Nuk e di as vetë pse e mora kartonin, por besoj për protestë. Nuk ishte faull për karton ajo. I kërkoj falje arbitrit për reagimin tim.

EGOIZMI – “Edhe unë mendoj ashtu, por kur je në ndeshje dhe mendon të japësh maksimumin për ekipin, mund ta mbaj edhe pak më shumë topin. Mos të harrojmë që vitin e kaluar kemi qenë një treshe përpara, me Bardhin dhe Malën, por tani ka ardhur një trajner i ri dhe duhet të përshtatemi me skemën e re”, përfundoi Asani./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!