“Asani mund të largohet”, Starova: Kur je luan duhet të tregosh dhëmbët

schedule23:48 - 2 Nëntor, 2020

schedule 23:48 - 2 Nëntor, 2020

Partizani i këtij sezoni nuk do ta ketë të lehtë, duke pasur parasysh që nuk mundi të bënte merkato gjatë verës. Të kuqtë u dënuan nga FIFA për çështjen Çinari, ndërkohë që në janar mund të humbin edhe një titullar tjetër.

Ai është sulmuesi anësor, Jasir Asani, i cili u kthye nga huazimit prej AIK në Suedi dhe menaxheri Andi Matraxhiu u shpreh në emisionin “Pressing” në ABC News se djaloshi nga Shkupi mund të largohet.

“Asani edhe një muaj kontratë ka”, u shpreh Matraxhiu, gjatë diskutimit që po bënte me trajnerin Sulejman Starova, i cili mendon se Partizanit ka objektiva dhe se e ka ekipin për të luftuar. “Kur je luan duhet të tregosh dhëmbët”, tha mes të tjerash Starova, i cili bie dakord me Deden se Partizani e Tirana nuk mund të thonë se nuk janë për titull prej fanellës. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!