“Beteja” jonë me Ukrainën/ Kombëtarja, përgatitjet e fundit për sfidën me Ukrainën

schedule12:34 - 18 Nëntor, 2024

schedule 12:34 - 18 Nëntor, 2024

Detyra dihet. Shqipëria duhet të shënojë gola për të synuar fitoren ndaj Ukrainës në Ligën e Kombeve. Trajneri Silvinjo padyshim që e ka pasur këtë si shqetësim kryesor, duke parë se kundër Çekisë e patëm thuajse të pamundur.

Braziliani nuk ka pasur shumë kohë në dispozicion, vetëm dy seanca stërvitore pas duelit të së shtunës, ndonëse pozitiv është fakti se nuk na është dashur të udhëtojmë.
Mungesa do të ketë, por edhe kthime.

Përveç Gjimshitit, Kumbullës, Bares, Brojës dhe Manajt, jashtë është edhe Jasir Asani që u dëmtua ndaj çekëve. Në vend të tij, mund të jetë Seferi, por në dispozicion ka edhe lojtarë të tjerë si Hoxha, Muja dhe Muçi.

Gjithsesi, kthehet nga pezullimi Mirlind Daku, dhe kjo besohet se do ta ndihmojë Silvinjon për rotacion në sulm. Ndoshta, Indrit Tuci mund ta nisë nga stoli këtë herë.

Tekniku kuqezi padyshim që do të shohë gjendjen fizike të futbollistëve të tij që shpenzuan jo pak të shtunën, por gjithsesi ndryshimet në formacion pritet të jenë të pakta. Besohet se thjesht do të ketë më shumë theks drejt sulmit, ndërsa Silvinjo do të vendosë për titullarët vetëm ditën e ndeshjes./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!