Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Asambleja, zëdhënësi më i mirë i PS”, Balluku nga Fieri: Stabiliteti politik, produkti më i çmuar

schedule19:35 - 11 Prill, 2026

schedule 19:35 - 11 Prill, 2026

Drejtuesja politike e PS në qarkun Fier, Belinda Balluku, tha se puna e qeverisë gjatë 13 viteve ka sjellë ndryshime të thella në infrastrukturë dhe stabilitet politik, ndërsa akuzoi kundërshtarët për krijim të një destabiliteti të inskenuar.

“12 deputetë nga 9, përgjegjësia bëhet më e madhe dhe kritikat shtohen, është detyrë e jona që duke dëgjuar njerëzit t’u qajmë hallin dhe kur nuk ia zgjidhim dot. Detyrat e lëna nga asambleja e fundit, duke nisur nga zgjedhjet e reja dhe procesin që do vijojë në 35-vjetorin e partisë. Po shërben si një tryezë e gjerë diskutimi dhe bashkëbisedimi. Asambleja është zëdhënësi më i mirë i PS dhe qeverisë.

Dezinformimi shpesh herë mbulon punën dhe kontributin e shumicës prej jush. Këto 13 vite qeveria ka sjellë ndryshim thelbësor në infrastrukturë dhe jo vetëm, ka prodhuar stabilitet politik që është produkti më i çmuar që ne kemi sot. Forcat e tjera krijojnë një destabilitet të inskenuar.”



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!