Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi avancimin e statusit/ Presidenti Begaj: Urime Kosovë!

schedule11:54 - 27 Maj, 2024

schedule 11:54 - 27 Maj, 2024

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asociuar. Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.

Në lidhje me këtë ngjarje të rëndësishme, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar Kosovën.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Begaj shkruan “Urime, Kosovë, për zgjedhjen Anëtare e Asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s!”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!