Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, Krrashi: Zhvillohet në kuadër të riorganizimit të partisë

schedule13:33 - 8 Shkurt, 2024

schedule 13:33 - 8 Shkurt, 2024

Deputeti i Partisë Socialsite, Lavdrim Krashi , i ftuar në emisionin “Tirana Live” në ABC News, foli për Asamblenë Kombëtare të PS-së që do të zhvillohet të dielën.

Krrashi u shpreh se takimi do të jetë rutinë dhe se do të zhvillohet në kuadër të rifuqimzit të PS-së. Sakaq ai zbuloi se një tjetër mbledhje do të zhvillohet në pranverë, por pa dhënë detaje.

Është një takim rutinë. Është Asambleja Kombëtare e PS. E fundit ka qenë në dhjetor, do kemi tjetrën edhe në pranverë. Ne të gjithë anëtarët e Asamblesë kemi një muaj që jemi në terren dhe do të vazhdojë të jemi. Është në kuadër të rifuqizimit të PS. Kjo është ajo që mund të them për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS”, u shpreh deputeti socialist. /abcnews.al