Asambleja Kombëtare/ Rama, pakënaqësi për nivelin e organizimit të PS. Porositë për drejtuesit politikë të qarqeve

schedule18:14 - 21 Shkurt, 2024

schedule 18:14 - 21 Shkurt, 2024

Gazetarja Esiona Konomi ka zbardhur detaje nga mbledhja e asamblesë së Partisë Socialiste që po mbahet online. Në një lidhje live për “Special Report”, gazetarja theksoi se kryeministri Rama ka shprehur pakënaqësi për organizimin e partisë, duke thënë se nuk është arritur balanca gjinore.

Rama  ka kërkuar census të anëtarëve të partisë. Ai gjithashtu ka porositur drejtuesit politikë të qarqeve që të punojnë deri më 15 mars, një ditë para mbledhjes së ardhshme të asamblesë, sikur të ishte dita e zgjedhjeve. Një analizë ka kërkuar edhe për drejtuesit e njësive administrative.

“ABC ka mundur të zbardhë pjesën e plotë të fjalës së Ramës. Ai ka shprehur pakënaqësi për nivelin e organizimit të PS-së, duke thënë se është problem fakti që balanca gjinore nuk po arrihet. Ka kërkuar census real të anëtarësisë aktive të partisë duke kërkuar listën e parë të anëtarëve aktivë dhe jo aktivë. Ka kërkuar në çdo qendër të votimit të ketë katër anëtarësime të reja në familjen e partisë. Rama ka kërkuar ngë kryetarët politikë jo thjesht një raport por edhe fotografi për të garantuar besueshmërinë e tyre. Iu ka thënë drejtuesve politikë që të punojnë deri më 15 Mars sikur zgjedhjet të ishin në atë datë dhe jo në prillin e ardhshëm për të demonstruar një lloj ushtrimi politik. Iu ka thënë anëtarëve se ka anuluar çdo pjesë të axhendës si kryeministër që të marrë përsipër 12 zona zgjedhore që vetë të japë në mënyrë të drejtpërdrejtë me shembullin se si ndiqet një punë partie. Dhe iu ka thënë që ju të gjithë duhet të bëni këtë patjetër. Ka kërkuar një lloj testimi analize edhe për ata drejtues të njësive administrative.“, u shpreh gazetarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!