Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në Asamble tha se qeverisja për 12 vite është një aset unikal për të vazhduar me më shumë ritëm në këtë mandat të ri. Më tej, Rama tha se janë të vetëdijshëm për barrat e mandatit të ri.
“Sot nuk ka asnjë krahasim mes spitaleve para dhe pas, por problemet janë akute. Fakti që kemi spitale të denja dhe paga më dinjitoze nuk mjafton për të thënë që kemi shërbim shëndetësor të denjë për një vend në BE. Nuk e kemi por sa vjet duhet të presim?
Është në dorën tonë mundësia që ta bëjmë duke u mbështetur te inovacioni dhe inteligjenca artificiale. Duke ndërtuar aleancat e duhura ndërkombëtare, ne mundet dhe do ta bëjëm Shqipërinë 2030 shëmbëlltyrë të mjekësisë në rajon.
Kemi nevojë strategjike të bëhemi kritikë të vetvetes dhe për ta rishpikur vetveten duke e konsideruar si rastin e jetës. Sa shqiptarë do të donin të ishin këtu ku jemi ne sot, kur shumë shqiptarë kanë dashur ta shohin Shqipërinë zonjë.
12 vjet në qeveri rresht është aset unikal, por po u pajtove me ato pika duke thënë se pikon diku po këtu nuk ka pasur çati fare, do të vijojnë problemet. Askush nuk i adreson më mirë sesa ne boshllëqet dhe detyrat që duhen përmbushur. Vetë ne jemi të vetëdijshëm për barrën që ka ky mandat i ri.” / abcnews.al /


