Asambleja e PS në 4 shtator, Çupi: Me zhvillimet e fundit, ndryshimi strukturor i domosdoshëm

schedule13:43 - 28 Gusht, 2023

schedule 13:43 - 28 Gusht, 2023

Kryeministri Edi Rama vetëm dy ditë më parë në një konferencë për mediat ka paralajmëruar se në Asamblenë e PS që do të mblidhet në ditët e para të shtatorit do të ketë ndryshime në qeveri.

Analisti Frrok Çupi i ftuar në studion e “Tirana Live”, ka komentuar këtë paralajmërim, ku thekson se është e nevojshme për një ristrukturim të kabinetit ose mënyrës së funksionimit.

Çupi ka theksuar se ka disa ministra që vetëm imitojnë kryeministrin Rama dhe sipas tij janë në kah të kundërt me qëllimet e vërteta që vetë kreu i qeverisë ka.

Ndryshimet në vendin tonë në politikë ndryshimet kanë ndodhur që pas 14 majit, sidomos në politikë. Fakti që presim një gjë nga mazhoranca është e arsyeshme, sepse gjithçka ka ndryshuar, mazhoranca është rikonformuar mund të themi se me besimin që mori ka fituar një mandate tjetër 4 vjeçar dhe mund të themi se ekipi që ka ardhur deri në këtë pikë vjen natyrshëm ndryshimi, po ashtu edhe për shkak të dinamizmi që kryeministri i jep politikës, ishte një verë thuajse pa pushime. Struktura e ekonomisë është një ndër faktorët kryesore, ajo e diplomacisë, e cila pret ndryshime të mëdha, në ekonomi ne kemi një ndryshim strukturor shumë të madh  pasi mbase nuk do të mund të bëhen ndryshime të tjera, por në jetën tonë kanë hyrë dy kolona të panjohura siç është nafta dhe turizmi që kërkojnë shumë energji. Kjo asamble dhe ky kryeministër do të tentojë që të përshtatet me politikën, që tashmë partia ka dal dhe është në duart e qytetarëve. Mendojeni se me të gjithë këto risi të ardhura në jetën tonë të kemi të njëjtët njerëz të lodhur dhe të mësuar me një monotoni, dhe fakti që ne kemi një kryeministër që nuk pajtohet me vete. Kemi shumë ministra që thonë të njëjtat fraza, dhe kur punojnë punojnë sipas modelit se po ma shiko Edi Rama, ka dhënë rezultate por tashmë kërkohen fuqi të mëdha. Presim një zhvillim të madh në ekonomi, në diplomaci sepse ngjarjet nuk janë rastësore, siç mund të themi se një njeri ka menduar keq në Greqi apo në Kosovë por jo kanë një begraund nga pas”, ka thënë Çupi.

Ndër të tjera ai ka theksuar se me zhvillimin që po merr së fundmi turizmi dhe zbulimi i naftës janë dy kategori për të cilat duhet që të ketë një rritje të vëmendjes ndaj edhe ristrukturimi i qeverisë do i japë më shumë prioritet këtij zhvillimi.

Në këtë rast po marrim të drejtën e padrejtë për të diskutuar për individ të caktuar, besoj se do të ketë një ndryshim strukturor në qeveri, mund të mos kemi këto ministri, ose mund të kemi ministri të tjera, mund të kemi ministrinë e naftës, mund të kemi mekanizma të shtetit për të vënë në lëvizje sektorin e të ardhurave. Ne jemi një vend që po përjetojmë atë që vendet evropiane e kanë zhvilluar më parë, siç është turizmi, ne kishim në traditë mikpritjen por nuk kishim turizëm, duhet që të kemi motorë të tjerë për ti dhënë zhvillim sepse ndryshe e humbëm edhe këtë. Nëse kemi një ministër që thjesht përshëndet fjalën e kryeministrit dhe merret me pastërtinë e qytetit nuk ka shumë produktivitet, për shembull mund të them se nëse kemi një ministri të jashtme që nuk parashikon dhe analizon situatat në rajon por bën vetëm, gjera monotonie”, ka thënë analisti.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!