Në një komunikim për mediat Taulant Balla nga Fieri ka kërkuar nga çdo strukturë e PS që deri në zgjedhjet e delegatëve të Kongresit në muajin prill, të rritet sa më shumë numri i aleatëve, veçanërisht i të rinjve me qëllim fuqizimin e forcës më të madhe politike në vend dhe arritjen e një rezultati të kënaqshëm për zgjedhjet e 2025.
Kjo deklaratë e Ballës vjen pas përfundimit të takimit të Asamblesë së zgjeruar të PS pasditen e sotme.