Asambleja e Përgjithshme e OKB/ Ministri Hasani: Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen dhe sigurinë ndërkombëtare

schedule17:15 - 24 Shtator, 2024

schedule 17:15 - 24 Shtator, 2024

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka ndarë disa pamje në rrjetet sociale nga debati i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Ai ka theksuar se Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Sipas Hasanit, Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë.

“Në Nju Jork nisi sot debati i përgjithshëm i nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Shqipëria është e përkushtuar të mbështesë paqen, sigurinë ndërkombëtare dhe Agjendën 2030 dhe të vijojë angazhimin në agjendën e grave, paqes dhe sigurisë, duke mbrojtur të drejtat e njeriut.

Si një trashëgimi e punës në Këshillin e Sigurimit, Shqipëria do të vazhdojë të fokusohet në përgjegjësinë për krimet në Ukrainë, do të përforcojë ndihmën humanitare dhe do të promovojë një sistem multilateral më efektiv”, ka shkruar ministri krahas pamjeve.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!