Asambleja e FSHF mblidhet më 7 shkurt

schedule16:15 - 6 Janar, 2018

schedule 16:15 - 6 Janar, 2018

Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së ka përcaktuar datën 7 shkurt si ditën e zhvillimit të punimeve të Asamblesë Zgjedhore të futbollit shqiptar. Kjo Asamble këtë radhë përveç pikave të rendit të ditës do të zgjedhë Presidentin edhe organet e reja drejtuese të FSHF për 4 vitet e ardhshme.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit do të zgjidhet më 7 shkurt në Durrës. Komiteti Ekzekutiv vendosi në mbeldhjen e mbajtur mesditën e së shtunës datën ku do të mbahet Asambleja Zgjedhore, që do të përcaktojë edhe organet drejtuese për 4 vitet e ardhshëm. Kandidaturat nuk janë zyrtarizuar ende, por Armand Duka do të garojë për një tjetër mandate. Duka është në krye të Federatës Shqiptare të Futbollit prej vitit 2002 dhe në rast rikonfirmimi do të jetë hera e pestë. Një tjetër knadidat i mundshëm i përfolur në media është deputeti socialist Bashkim Fino. Ai është shfaqur kohët e fundit në stadiume duke ndjekur ndeshje të Suprligës. Kandidatët kanë kohë deri më 18 janar për të dorëzuar kërkesën./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!