Paraditja mbetet me reshje të pakta në të gjithë territorin shqiptar. Por, sipas Meteoalb pas mesditës reshjet shtohen ku në skaje veri jug do jenë mesatare dhe herë pas here intensive.
Vetëm pas mesnatës pritet dobësim i intesistetit të reshjeve në të gjithë vendin. Temperaturat e ajrit ulën në vlerat minimale dhe maksimale duke bërë që ekstremumet ditore të luhaten nga -2°C deri në 12°C.
Era do fryjë e fortë në tokë dhe det me shpejtësi mbi 80 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 7 ballë.
Kosova
Masat ajrore të paqëndrueshme që kanë përfshirë gjithë Ballkanin perëndimor do të diktojnë dhe në Kosovë vranësira dhe reshje shiu e dëbore.
Maqedonia e Veriut
Vranësira dhe reshje mesatare dhe lokalisht intensiove dominojnë gjatë paradites në Maqedoninë e Veriut. Pasditja sjellë më pak reshje dhe intervale të shkurtra me kthjellime. /abcnews.al/