As Sara dhe as Poem, Ledri tregon kush është pika e tij e dobët

schedule15:40 - 23 Maj, 2021

schedule 15:40 - 23 Maj, 2021

Reperi shumë i dashur për publikun, Ledri Vula ka treguar se kush është pika e tij e dobët.

I ftuar në emisionin ”1Kafe prej Shpisë”, ai ka zbuluar se bëhet fjalë për gjyshen e tij, Naxhije Buçinca.

E kjo e fundit përmes një video mesazhi ia ka thënë disa fjalë zemre nipit të saj.

”I shtrenjti i Madhës, Ledri,  ti je ai që më bëre gjyshe, të uroj suksese të jesh ai që je dhe do të mbeshtesim gjithmonë për gjërat e mira që do të bësh, mi ke dhënë kuptim pleqërisë që po jetoj”, ka thënë gjyshja e Ledrit.


kujtojmë që reperi prej disa muajsh është bërë baba i një vajze, të cilën e ka pagëzuar me emrin Poem Blu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!