“As, pro as kundër”, debat në ABC për koalicionet, Milo: Manovër e pastër e PS

schedule21:22 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 21:22 - 3 Dhjetor, 2020

Ka nisur mbrëmjen  e sotme “As pro, as kundër”, me drejtimin e Robert Aliajt në ekranin e ABC. Përballë Aliajt, i cili vjen me një format ndryshe ishin një panel të ftuarish, të cilët folën për çështjen e koalicioneve që ka përplasur palët politike prej muajsh, ndërsa na ndajnë pak muaj nga zgjedhjet e 25 prillit.

Gazetari Baton Haxhiu shprehet se koalicionet e përbëra nuk përfaqësojnë votuesin shqiptar. Ndryshe nga ai mendon aleati i demokratëve, Agron Duka, i cili thotë se heqja e koalicioneve bëhet për përfitim të Edi Ramës.

Ndërkohë, një manovër të pastër të PS, i cilëson politikani Paskal Milo, ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

Pjesë nga debati:  

Baton Haxhiu: Koalicionet e përbëra janë komplikim dhe nuk përfaqësojnë votuesin shqiptar. Koalicionet nuk kanë rënë, janë aty. Koalicionet duhet të jenë dëshirë. Ky është momenti i duhur që koalicionet të ndërtohen në një betejë të një pushtetit të gjerë.

Endri Shabani: Koalicionet funksionojnë nëse partitë kanë një elektorat që është i ndarë. Në Shqipëri koalicionet kanë funksionuar si riparim i një sistemi të korruptuar zgjedhor.

Ivi Kaso: Kryeministri Edi Rama, vendosi një ditë të bukur, ku nuk i dilnin llogaritë mirë me koalicionet dhe vendosi që me forcën e kartonit duke pasur gjithë botën kundër që ti hyjë detin në këmbë vetëm për një apo dy mandate më shumë.

Agron Duka: Vetë Rama dhe Berisha ndërruan këtë sistem zgjedhor. Është po ky që gjykon që koalicionet janë artificiale. Mendoj që e ka bërë për përfitime të pushtetit të tij personal.

Robert Aliaj: Në këto 30 vite na keni hutuar fare. Të paktën pas 30 vitesh merrni një vendim. Si është puna?

Paskal Milo: Unë do ju them shqiptarëve nisur edhe nga përvoja që kam unë. Ajo që është fakt, nuk ka nevojë të kesh shumë kulturë politike për të kuptuar se është një manovër e pastër e PS për të bërë një rregull loje që e favorizon atë pa nisur loja.

Eriol Braimllari: Koalicionet duhet ti shërbejnë mbi të gjitha qytetarit dhe ajo që do të sjellim do të jetë një shërbim për qytetarin. Që nga 5 qershori, çdo gjë tjetër që ka ndodhur ka qenë një makinacion. Edhe këtë formulë që Rama e kundërshton që por ka dashur vetë në 2013 për të ardhur në pushtet është një makinacion për ë ndaluar ndërrimin e pushtetit. g.v/abcnews.al

https://www.youtube.com/watch?v=tdBoX-q7hvs

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!