“As nuk fliste në fillim”, Roberto Ayala tregon si ndryshoi Leo Messi

schedule09:40 - 22 Prill, 2020

schedule 09:40 - 22 Prill, 2020

Roberto Ayala, ish-mbrojtësi i Argjentinës, ka folur së fundmi për yllin e Barcelonës, Leo Messi. Në një prononcim të dhënë për “90min”, Ayala tregon se si “Pleshti”ka ndryshuar me kalimin e viteve, duke u bërë nga një djalë i turpshëm që nuk fliste, në një lider.

“Messi pëlqen të trajtohet si kushdo tjetër. Ai është një person shumë i mbyllur, i cili është rritur shumë vitet e fundit. Tani ai është një lider në fushë”, tregon Ayala, i cili nuk ndalet me kaq dhe më tej tregon se tani Messi flet shumë edhe para ndeshjeve.

“Kur ai e nisi futbollin, ne ishim shokë skuadre. Praktikisht ai nuk fliste fare. Për më tepër, ai dilte të stërvitej sepse duhej. Nëse nuk dilte, ai me siguri ishte në dhomën e tij. Tani gjërat kanë ndryshuar dhe ai merr pjesë në gjithçka, bisedon me shokët e skuadrës, i pyet si janë. Edhe para ndeshjeve ai flet shumë. /abcnews.al