Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

As ndaj Montpellier, shtyhet sërish debutimi i Sergio Ramos me PSG

schedule21:54 - 24 Shtator, 2021

schedule 21:54 - 24 Shtator, 2021

Sergio Ramos erdhi në verë te PSG nga Real Madrid dhe tashmë që janë luajtur disa ndeshje në Champions dhe kanë kaluar disa javë në Ligue 1 ende nuk ka ndodhur debutimi i tij.

Është një nga më të paguarit te PSG, por me siguri klubi është penduar që tani për rrogën dhe kontratën 2-vjeçare që i ofroi ish-kapitenit të Real Madrid.

Një dëmtim muskulor e mban spanjollin ende jashtë fushave dhe nesër ndaj Monpellier sërish nuk do jetë i gatshëm dhe do vazhdojë stërvitjen i veçuar.

Lajmin e bën të ditur vetë klubi i PSG. Kujtojmë se nesër mungon edhe Messi për shkak dëmtimi në gju. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!