Një tjetër personazh që është prekur së fundmi nga koronavirusi është dhe mamaja e Ledri Vulës, Xheraldina. Megjithëse nuk ka treguar më herët se është infektuar, ajo ka zbuluar përmes një postimi në Instagram, se tashmë e ka mposhtur.
Në një foto në të cilën shihet me maskë në fytyrë, Xheraldina ka shkruar: “Fytyra post-covid”. Xheraldina po e shijon në maksimum këtë periudhë pasi u bë gjyshe për herë me ardhjen në jetë të vajzës së Sarës dhe Ledrit.
Poem Blu është kthyer në një nga bebushët më të pëlqyer të showbizzit dhe familja e saj ndajnë shpesh poza me të voglën. /abcnews.al